Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ministria e Financave siguron vizita në shtëpi për pensionistët mbi 80 vjeç për verifikimin e të jetuarit

Ministria e Financave siguron vizita në shtëpi për pensionistët mbi 80 vjeç për verifikimin e të jetuarit

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka sqaruar sot mënyrën se si pensionistët mbi 80 vjeç mund të kryejnë verifikimin e të jetuarit pa u detyruar të shkojnë në zyrat e pensioneve.

Sipas njoftimit të MFPT-së, pensionistët ose familjarët e tyre mund të dërgojnë kërkesë përmes telefonit ose e-mailit, dhe ekipi mobil i Ministrisë do të vizitojë shtëpinë për të realizuar procesin e verifikimit.

“Kërkesën mund ta bëjë vetë pensionisti ose dikush nga familjarët, mjafton të ofrohen të dhënat e sakta të pensionistit dhe arsyet e kërkesës. Ekipet mobile punojnë 7 ditë në javë, për të siguruar që të gjitha familjet të vizitohen në kohë dhe në mënyrë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ministria ka publikuar numrat e telefonit në gjashtë qytete, ku mund të kontaktohen ekipet mobile, për të lehtësuar procesin dhe për të mbrojtur shëndetin e pensionistëve.