Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > ​Ministria e Ekonomisë angazhon ndërmarrjet publike për të ndihmuar në përballje me përmbytjet

​Ministria e Ekonomisë angazhon ndërmarrjet publike për të ndihmuar në përballje me përmbytjet

Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, Getoar Mjeku si dhe Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj janë aktualisht në terren së bashku me Policinë e Kosovës në komunën e Klinës ku është angazhuar njësia e KRU Hidrodrinit me ekskavator, si dhe kapacitetet e Komunës. Kështu ka njoftuar ministria e Ekonomisë.

“Ministria e Ekonomisë ka angazhuar të gjitha ndërmarrjet publike qendrore për të ndihmuar në përballje me përmbytjet në vise të ndryshme të vendit. Ne po bashkërendojmë përpjekjet me institucionet përkatëse dhe po punojmë veçanërisht me ujësjellësit dhe kompanitë e tjera të ujërave. Ndërmarrjet tona po ndihmojnë institucionet e sigurisë në shpëtimin e qytetarëve të rrezikuar dhe hapjen e rrugëve e të kanaleve, ndërkohë që po kujdesen për rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm aty ku është ndërprerë”, thuhet në njoftim.