Zëvendësministri i drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se ka suspenduar përmbaruesin privat që deri pasnesër do ta përmbaronte një borxh mbi 6 milionë euro të Telekomit, raporton TV Arbëria.
Ai ka thënë se ka kaluar koha kur financat e Telekomit shërbenin si plaçkë për t’i pasuruar orkestruesit e tenderëve që lidheshin qëllimisht në disfavor të Kompanisë.
Përmbaruesi privat është Ilir Mulhaxha, që është familjar i deputetes së VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku.
Postimi i plotë:
Ka kaluar koha kur financat e Telekomit shërbenin si plaçkë për t’i pasuruar orkestruesit e tenderëve që lidheshin qëllimisht në disfavor të Kompanisë!
Në bazë të kompetencave ligjore, sapo nënshkrova Vendimin për suspendimin e përmbaruesit privat që deri pasnesër do ta përmbaronte një borxh mbi 6 milionë euro (të llogaritur gabimisht) të Telekomit.
Jemi qeverisje e ruajtjes dhe mbrojtjes së financave publike që derivojnë nga tatimet e qytetarëve tanë!