Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ministria e Drejtësisë: Për herë të parë, secila komunë do ta ketë nga një noter

Ministria e Drejtësisë: Për herë të parë, secila komunë do ta ketë nga një noter

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se gjatë këtij mandati ka trefishuar numrin e noterëve, duke bërë të mundur për herë të parë që secila komunë ta ketë nga një noter.

Sipas MD-së ky hap përmirëson qasjen e qytetarëve në shërbimet noteriale dhe përforcon shërbimet e drejtësisë në çdo cep të vendit.

“Qasje më të lehtë në drejtësi, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, shkruhet në një postim në Facebook.

Powered by WordPress