Ministria e Drejtësisë e ka quajtur të pakuptueshëm dhe të papranueshëm lirimin e Mefail dhe Edonis Shkodrës, të dyshuarve për vrasjen e trefishtë dje në Gjilan, në një rast të mëhershëm kur ata ishin të dënuar nga drejtësia.
Kjo ministri ka kërkuar që të nisin menjëherë procedurat disiplinore ndaj të gjithë prokurorëve e gjyqtarëve që kanë qenë të përfshirë në lirimin e tyre.
“Përgjegjësia ligjore, institucionale dhe morale duhet të jetë e plotë dhe e pakompromis.”, thuhet në njoftimin e MD-së.
Tutje ministria u ka bërë thirrje partive politike “të ndalin pengesat e vazhdueshme ndaj reformave në sistemin e drejtësisë”.
“Reforma në drejtësi nuk është luks dhe as çështje e interesit të ngushtë politik por është një domosdoshmëri për të garantuar sigurinë, drejtësinë dhe të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.