Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ministria e Drejtësisë kërkon largimin e personit të denoncuar për dhunë në familje nga emisioni – show televiziv

Ministria e Drejtësisë kërkon largimin e personit të denoncuar për dhunë në familje nga emisioni – show televiziv

Në këtë reagim thuhet se ky vendim përveç tjerash ka për qëllim minimizimin dhe normalizimin e një fenomeni të rrezikshëm më të cilin po përballet shoqëria jonë, siç është dhuna në familje.
”Grupi ndërministror për mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, kërkon të ndërmerren veprime urgjente:
1. Vendimin për largim nga emisioni – show televiziv Big Brother personin e denoncuar për dhunë në familje, Atilla Kardesh
2. Ndërmarrjen e masave nga Komisioni i Pavarur i Mediave në raport me këtë vendim skandaloz të televizionit Klan Kosova
3. Vlerësimin e përgjithshëm të përmbajtjeve të emisioneve në Kosovë në raport me raportimin e ndjeshëm gjinor, riviktimizimin e viktimave të dhunës dhe presionin psikologjik që u shkaktohet viktimave të dhunës”, thuhet në reagimin e tyre.

Powered by WordPress