Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ministria e Bujqësisë mbyll përfundimisht pompën e derivateve “Patroni”, asistimi bëhet nga Policia e Kosovës

Ministria e Bujqësisë mbyll përfundimisht pompën e derivateve “Patroni”, asistimi bëhet nga Policia e Kosovës

Inspektorë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, të premten kanë shkuar sërish në pompën e derivateve “Patroni”, pasi shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale vendosi në favor të ministrisë së udhëhequr nga Faton Peci.

Inspektorë të asistuar nga Policia e Kosovës kanë vendosur përfundimisht shiritat në pronën që gjendet përballë objektit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë në Prishtinë.

Më 1 shkurt të këtij viti, Ministria e Bujqësisë ndërmori aksion për lirimin e dy pronave në afërsi të objektit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Njëra nga pronar shfrytëzohej me qira nga pompa e derivateve ‘Patroni’. Megjithatë, Ministria e Bujqësisë vendosi që kontrata e qirasë për pompën e derivateve të mos vazhdohej.

Ministri Peci ka paralajmëruar se në të njëjtin lokacion pritet të nisin procedurat për ndërtimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress