Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ministria e Brendshme me vendim: Ndalohet ndezja e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura

Ministria e Brendshme me vendim: Ndalohet ndezja e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që të ndalohet rreptësisht ndezja e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura. Po ashtu është ndaluar djegia e mbeturinave dhe ndezja e fishekzjarreve.

Kështu ka bërë të ditur Xhelal Sveçla, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme.

“Duke marrë parasysh rrezikun e shtuar nga temperaturat e larta dhe thatësia, si dhe për të parandaluar dëmtimet në mjedis, pasuritë private e publike dhe sigurinë e qytetarëve, sot kemi marrë vendim përmes së cilit ndalohet rreptësisht ndezja e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura duke përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, ndezjet për rekreacion, piknik si dhe ndezjet e fishekzjarreve”, ka shkruar në Facebook ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla.

Ai ka shtuar se personat që ndezin zjarre do të përballen menjëherë e pa dilemë me masat ndëshkuese që parasheh legjislacioni .

“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë këtë vendim, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr ose përhapje të tij”, ka shkruar ai.