Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ministri Vitia viziton qytetarët e helmuar të Malishevës në QKUK

Ministri Vitia viziton qytetarët e helmuar të Malishevës në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i ShSKUK-së kanë vizituar të qytetarët e helmuar në Malishevë, të cilët janë hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK.

“Në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit”, ka shkruar Vitia.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se inspektoratet e organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit.

“Gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile”, ka shkruar ai.

/TV Arbëria