Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ministri Vitia njofton për shërbime të reja në Spitalet e Përgjithshme

Ministri Vitia njofton për shërbime të reja në Spitalet e Përgjithshme

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar për shërbime të reja në Spitalet e Përgjithshme, përmes së cilave u shpreh që synojmë që çdo qytetar të ketë akses të lehtë dhe të shpejtë në shërbimet shëndetësore.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se në tri vitet e fundit ka pasur investime të shumta në Repartin e Syve në Gjakovë dhe u shpreh se nga sot ka filluar edhe operimi i kataraktës, siç tha ai, me metodën moderne të fakoemulsifikimit.

“Përparësitë e kësaj metode përfshijnë: Vetëm 10-15 minuta, anestezion lokal, pa dhimbje, prerje e vogël prej 2.8 mm, shikim i shkëlqyer pas operimit, kthim i shpejtë në punë pas disa ditësh”.

“Personeli shëndetësorë po trajnohet vazhdimisht për të siguruar shërbime cilësore. Kjo direkt ndikon edhe në kursimin e buxhetit familjar, pasi ky shërbim në sektorin privat kushton 600-800 euro. Vazhdojmë me investime e shërbime të reja në spitalet tona publike”, ka shkruar tutje Vitia.

Powered by WordPress