Dy tërmete të fuqishme kanë goditur Turqinë duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha materiale.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka folur rreth tërmeteve në televizionin amerikan me seli në shtetin turk, CNN Turk.
Zyrtari qeveritar në një moment nuk ka mundur të përmbahet dhe ka filluar të qajë gjatë transmetimit të drejtpërdrejt televiziv ndërsa tha se tërmeti erdhi nga Zoti.
“Më falni, kjo është për shkak të trishtimit tim. Ajo erdhi nga Zoti, ne besojmë. Ne jemi myslimanë”, tha ndër të tjerash 53-vjeçari.Ai ka premtuar se qeveria turke ka marrë të gjitha masat për tu dal në ndihmë të të gjithë të prekurve nga tërmetet, të cilat ishin me magnitudë prej 7.7 dhe 7.6 ballësh të shkallës së Rihterit.
Ndryshe, Turqia deri më tani ka regjistruar mbi 38 mijë persona të vdekur. /Telegrafi/
Ekipet e shpëtimit gjetën një çantë me dy milionë dollarë mes rrënojave në Turqi