Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ministri suedez paralajmëron se mund të ketë luftë në Suedi

Ministri suedez paralajmëron se mund të ketë luftë në Suedi

Ministri i Mbrojtjes Civile i Suedisë, Carl-Oskar Bohlin, ka paralajmëruar për rrezikun që mund të ketë luftë në këtë shtet.

Mesazhi i tij u përkrah edhe nga kryekomandanti ushtarak, Gen Micael Byden, i cili tha që të gjithë suedezët duhet të përgatiten mendërisht për këtë mundësi, raporton BBC.

Megjithatë, politikanët opozitarë kanë qenë kundërshtues lidhur me tonin e këtyre paralajmërimeve.

Deklaratat e ministrit, ndonëse janë konsideruar të errëta, po konsiderohen si thirrje zgjimi për suedezët.

Pas gati dy shekujsh paqe, Suedia është shumë afër anëtarësimit në NATO, pasi po e pret dritën e gjelbër nga parlamenti turk e pastaj edhe nga Hungaria.

Powered by WordPress