Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ministri rus i Mbrojtjes: Lufta në Ukrainë do të zgjasë deri më 2025

Ministri rus i Mbrojtjes: Lufta në Ukrainë do të zgjasë deri më 2025

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se lufta në Ukrainë do të zgjatë të paktën deri më 2025.

E kjo deklaratë është krejt e kundërta e asaj çfarë kishte thënë në fillim të luftës në Ukrainë, ku pretendonte se për pak javë do të arrijnë të pushtojnë tërë territorin e këtij vendi.

“Operacioni special ushtarak do të zgjatë të paktën deri më 2025”, tha Shoigu gjatë takimit me eprorët e lartë ushtarak të Kremlinit.

Videon e ka publikuar Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm ukrainas, ku Shoigu shihet duke i mbajtur “leksion” eprorëve ushtarakë rusë.

“Për çfarë qëllime po flet? Ushtria ruse do të shpërbëhet plotësisht? Do të ketë ofensiva negative deri në Moskë? Çdo gjë e mundshme do të vidhet nga buxheti rus deri më 2025”, ka shkruar Gerashchenko.

/TV Arbëria

Powered by WordPress