Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belusov, ka thënë në një video, të publikuar nga vetë ministria e mbrojtjes në Kremlin, se forcat ruse në Ukrainë po avancojnë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Forcat e Moskës ja kanë dalë të avancojnë me ritme të kënaqshme, në këto dy muajt e fundit, më shumë se çdo herë tjetër nga marsi I vitit 2022.
Belusov foli gjatë një takimi me kryekomandantët e oficerët e grupit të forcave ruse të njohura si “Veriu” i Rusisë. Në video, ministri shfaqet duke vizituar zyrat e komandës ruse që thuhet se janë brenda territorit të Ukrainës dhe atje ka nderuar me medalje për trimëri, ushtarë rusë.
Sipas ministrit, forcat ruse kanë arritur të pushtojnë edhe fshatin lindor të Dalne, në rajonin e Donjetsk, që është një pikë kyçe gjatë avancimit të tyre në 33 muaj luftë. Ndërsa ushtria ukrainase përmend fshatin Dalne, si një nga 7 zonat ku forcat ruse janë përpjekur të thyejnë mbrojtjen ukrainase, 26 herë në 24 orët e fundit ndërsa luftimet ende vazhdojnë, duke mos pranuar rënien e fshatit në duart e rusëve.
Ndërsa blogu ushtarak i Ukrainës, pranon se Dalne ka rënë në duart e rusëve. Objektivi kryesor i rusëve mbeten ende Kurakhovë pranë Dalne dhe Pkorovksi. Forcat ruse, që kanë arritur të pushtojnë dhe mbajnë nën kontroll gati 20% të territorit ukrainas, kanë avancuar gradualisht edhe në veri, në qytetin e Kupiansk, në verilindje të rajonit të Kharkiv.