Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ministri Peci në stilin e Osmanit me video nga vetura, jep një lajm derisa përdor telefonin gjatë vozitjes

Ministri Peci në stilin e Osmanit me video nga vetura, jep një lajm derisa përdor telefonin gjatë vozitjes

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka ndryshuar metodën e dhënies së informative të reja në lidhje me Bujqësinë në Kosovë.

Ai tanimë po përdor një metodë që shpesh herë ka përdorur shefja e tij, Presidentja Vjosa Osmani.

Peci vazhdimisht është duke realizuar video nga vetura, nga ku tregon se çfarë po ndodhë, se ku është në teren e gjëra të tjera.

Këtë herë ai ka thënë se për herë të parë Kosova sivjet siguroi bukën e motmotit pasi korrje-shitjet po japin rezultate mahnitëse.

Por ajo çfarë duhet përkujtuar është se në këtë rast ministri Peci po harron se gjatë vozitjes nuk lejohet përdorimi i telefonit-mobil dhe se kjo është shkelje në trafik.

 

pixel