Hekuran Murati është ministri më i dështuar i Qeverisë Kurti.
Ai ka shpenzuar vetëm 2% të buxhetit për investime kapitale gjatë vitit 2022.
Kështu bëhet e ditur në një infografikë të Institutit GAP.
Qeveria e Kosovës vazhdimisht kritikohet për mosrealizimin e projekteve të investimeve kapitale, ku sipas opozitës dhe njohësve të ekonomisë, realizimi i tyre është pothuajse zero për qind, shkruan Frontonline.
Në bazë të Raportit Financiar të Thesarit të Kosovës, investimet kapitale në periudhën gjashtëmujore të 2022-ës ishin vetëm 9 për qind, më e ulta në dhjetë vitet e fundit.
/TV Arbëria