Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë së Gjermanisë e shijon verën e Shulinës

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë së Gjermanisë e shijon verën e Shulinës

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Ozdemir dhe ministri i Bujqësisë i Kosovës, Faton Peci, kanë vizituar vreshtat e Labinot Shulinës “Labi Wine” në Rahovec.

Nga aty, Ozdemir e Peci shijuan verën e Shulinës, teksa u mahnit me vreshtat e Rahovecit.

Më pas të dy do ta vizitojnë verarinë “Bodrumin e Vjetër”, ku priten nga pronari Ruzhdi Haxhijaha; gjithashtu edhe Kooperativën “Gratë e Krushës”, ku do të priten nga Fahrije Hoti.

Përderisa në orën 15:30 të dy ministrat do të takohen në Prishtinë. Ozdemir do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.

/TV Arbëria