Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ministri i rus Sergej Lavrov, faktori shqiptar në Ballkan pritet të shpërthejë

Ministri i rus Sergej Lavrov, faktori shqiptar në Ballkan pritet të shpërthejë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavarov, në koordinim me zëdhënësen e kësaj ministrie, Maria Zakharova, kanë rritur aktivitetin e tyre me fokus Ballkanin, e veçanërisht Kosovën.

Në prononcimin për gazetarë më 18 janar, ministri rus Lavrov deklaroi që faktori shqiptar në Ballkan pritet të shpërthejë.

Çka deklaroi Lavrov?

“Bllokimi për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013, të cilën BE-ja e prezantoi si arritjen e saj më të madhe diplomatike, është ende atje. BE-ja nuk mund të bëjë asgjë për këtë. E vetmja gjë që ata kanë arritur të japin, siç e kuptoj unë, është se ata kanë ardhur me një ide për të kënaqur z. Albin Kurti, për të kënaqur Prishtinën, për ta rishkruar këtë marrëveshje për Asociacionin e komunave serbe të Kosovës, për ta rishkruar atë në atë mënyrë që të mos ketë të drejta për serbët në veri të Kosovës, se këto të drejta janë absolutisht artificiale, ndërsa pushteti real duhet të mbetet në duart e shqiptarëve”.

Themes by WordPress