Bruno Retailleau, ministri i sapoemëruar i brendshëm i Francës, mbajti një fjalim duke theksuar se përparësia e tij do të jetë “rivendosja e rendit”, raporton The Guardian.
Gjatë fundjavës, presidenti francez, Emmanuel Macron e emëroi një qeveri të re të udhëhequr nga kryeministri Michel Barnier.
Retailleau, një konservator, mori postin e ministrit të brendshëm, i cili përfshin portofolin e emigracionit. Ai më parë ka bërë thirrje që Franca të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj emigracionit.
Jean-Noël Barrot, një centrist, u emërua ministër i Jashtëm.
Qeveria e sapoformuar është përballur me kritika të konsiderueshme nga ligjvënësit e krahut të majtë.