Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ministri i Jashtëm i Gjermanisë zbarkon sot në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë zbarkon sot në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Johann Wadephul, do të vizitojë sot Kosovën në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor.

“Dëshirojmë t’ju njoftojmë se Ministri ynë i Jashtëm, Johann Wadephul, do të vizitojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme”, ka njoftuar ambasada gjermane në Kosovë.

“Ky udhëtim është pjesë e mbështetjes së Gjermanisë për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, ndaj së cilës ne mbetemi të përkushtuar”