Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje fermërve që të jenë korrekt gjatë procesit të aplikimit pasi që Ministria, do të ushtrojë kontrolle strike dhe nuk do të toleron mashtrime me deklarime të rrejshme.
Peci, thekson se çdo deklarim i rrejshëm që haset, ka pasoja ligjore për ata që zihen duke bërë një gjë të tillë.
‘’Të dashur fermerë, janë bërë më shumë se një javë nga hapja e thirrjes për subvencione për këtë vit. Nga kontrollat e ushtruara vitin e kaluar në masën 100% në 7 Komuna të Kosovës, kemi arritur të parandalojmë mashtrime me deklarime që kapin shumën afro 2 milion euro. Më shumë se paralajmërim është lutja ime për ju që të jeni korrekt në procesin e aplikimit pasi edhe këtë vit Ministria do të ushtrojë kontrolle strikte dhe nuk do të tolerojmë mashtrime me deklarime të rrejshme’’, ka shkruar ai.
/TV Arbëria