Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, të hënën po viziton Kosovën, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.
Pistorius gjatë kësaj vizite është i shoqëruar nga deputetët të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
LEXO EDHE:
400 ushtarë gjermanë vijnë në Kosovë, Osmani e pret ministrin e Mbrojtjes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët me ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë se Gjermani ka qëndruar afër Kosovës në periudha të rënda por edhe në procesin e shtetformimit.
“Gjermania ka qëndruar pranë nesh jo vetëm gjatë periudhave të rënda për popullin e Kosovës, por edhe në procesin e shtetformimit dhe shtetndërtimit e vazhdon të jetë aleat i ynë i fortë, përderisa vazhdojmë ta forcojmë demokracinë tonë dhe pozitën tonë ndërkombëtare”, u shpreh presidentja Osmani.
LEXO EDHE:
Osmani: Për t’i parandaluar sulmet nga Serbia, kemi nevojë për përkrahjen e Gjermanisë
Kurse ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për rregulloren e Bankës Qendrore, e cila përjashton dinarin si valutë për kryerjen e operacioneve me para të gatshme dhe lejon vetëm euron.
Ministri gjerman tha se Kosova ka të drejtë ta zbatojë ligjshmërinë e saj, mirëpo për dinarin ai thotë se nevojitet të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme.
LEXO EDHE:
Pistorius: Duam ta bëjmë të qartë se Kosova ka mbështetje ushtarake
E pas takimit me presidenten Osmani, ministri gjerman ka takuar edhe kryeministrin Kurti.
LEXO EDHE:
Derisa Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me ceromoni zyrtare të shoqëruar me togun ceromonial të FSK-së, ka pritur në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, i cili është shoqëruar nga deputetët të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Pas kësaj ceremonie ushtarake, të dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet përkatëse janë duke mbajtur takimin bilateral.
LEXO EDHE:
/TV Arbëria