Ministri i Brendshëm i Francës ka sugjeruar se aktivistët e së majtës ekstreme qëndrojnë pas sabotimit të sistemit hekurudhor të shpejtësisë së lartë në prag të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike.
Katër ditë pas, Gérald Darmanin tha se hetimi për sulmet me zjarrvënie kishte “identifikuar një numër të caktuar profilesh që mund ta kishin kryer atë”, raporton The Guardian.
Ai sugjeroi se ata në ekstremin e majtë mund të jenë inkurajuar ta godasin sistemin e transportit nga të tjerë të paidentifikuar, duke e përshkruar sulmin si “shumë preciz, jashtëzakonisht i shënjestruar”.
Ai nuk ka ofruar asnjë provë për pretendimin e tij për identitetin e autorëve.
Darmanin tha për kanalin televiziv France 2: “Kjo është mënyra tradicionale e veprimit të së majtës ekstreme. Duhet të kemi kujdes, pyetja është nëse janë manipuluar apo e bëjnë për përfitimin e tyre.
Ministri konfirmoi gjithashtu të hënën arrestimin e “rreth 50 personave” të cilët qartazi donin të kryenin ose sabotim ose protesta radikale në Paris gjatë ngjarjeve të para të Lojërave Olimpike”.