Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ministri Çeku jep lajmin e madh për futbolldashësit e Prishtinës

Ministri Çeku jep lajmin e madh për futbolldashësit e Prishtinës

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka dhënë sot lajmin se FC Prishtinës do t’i kompletohet stadiumi ndihmës në Bërnicë.  

Klubit më të madh në vend iu nda një parcelë para disa vitesh, por aty aktualisht ekziston vetëm fushë, pa infrastrukturë përcjellëse.

Tashmë një e tillë do të ndërtohet pasi janë ndarë mbi 500 mijë euro për t’i mbyllur punimet.

“Lajm i mirë për sportistët dhe futbolldashësit e Prishtinës. Po vazhdojmë me sukses zbatimin e planit 5 vjeçar të infrastrukturës së futbollit”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress