Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ministri britanik: I kënaqur që forcat tona do të përforcojnë KFOR-in në Kosovë

Ministri britanik: I kënaqur që forcat tona do të përforcojnë KFOR-in në Kosovë

Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty, është shprehur i kënaqur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar do t’i bashkangjiten KFOR-it në Kosovë.

Ministri britanik Docherty ka thënë se kjo demostron përkushtimin e tyre ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë se rruga e vetme drejt paqes në Kosovë është përmes paqes.

“Ne kërkojmë qetësi dhe de-përshkallëzim nga të gjitha anët. E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut”, ka shkruar ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty në platformën “X”.

/TV Arbëria