Vendet si Irani, ose grupe si Hezbollahu mund të përpiqen të përfitojnë nga konflikti i armatosur midis Hamasit dhe Izraelit, sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.
Duke folur pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të aleancës, Jens Stoltenberg paralajmëroi për këtë dhe shtoi se megjithëse NATO nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin e Lindjes së Mesme, SHBA-ja ka rritur praninë e saj ushtarake në rajon.
Ndërsa siç raporton Euronews, përcjell TV Arbëria, ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, iu bashkua një takimi të aleatëve të NATO-s, ku u tregoi homologëve të tij ”një video të disa prej mizorive të kryera nga Hamasi”.