Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Minatori që u ngujua në minierë: Është hera e tretë që më ndodhë

Minatori që u ngujua në minierë: Është hera e tretë që më ndodhë

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.

Ai për Klan Kosovën tha se është hera e tretë që i ndodh një gjë e tillë, derisa u shpreh se gjendja shëndetësore e minatorëve është e mirë.

Minatori gjithashtu deklaroi se për disa persona mund të jetë e vështirë dalja.

“Ende janë duke dalë, sepse kemi lënë kolegë që duke ardhur dhe dalin kohë pas kohe. Ata që e ndjejnë veten fizikisht të fortë, ata ma merr mendja që dalin. Për disa mendoj që është shumë telashe të dalin”.

“Gjendja shëndetësore ka qenë e mirë, por atje vështirësohet ajri. Ka panik, është hera e tretë që ngujohem në minierë, po shtohet panika dhe stresi. Kam qëndruar afër dy orë e gjysmë, me pauza, në çdo horizont kemi pushuar” , u shpreh ai.

Mbrëmja e kaluar ishte e gjatë për shumë prej minatorëve që ishin në ndërrimin e dytë në Minierën e Trepçës, të cilët nuk e kishin paramenduar që do të mbesnin të ngujuar deri në orët e vona të pasmesnatës.

Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku, në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se 63 minatorë kishin mbetur të ngujuar në horizontet 8, 9, 10 dhe 11, si pasojë e djegies së një trafoje të energjisë elektrike në tunelin e parë

“Deri në orët e vona pasmesnatës aty ndodheshin ekipet e zjarrfikësve të cilët bënin çmos së bashku me ekipet teknike që t’i nxirrnin të gjithë minatorët në gjendje të mirë, dhe të ndalej zjarri në trafostacion. Për fat të mirë, deri diku rreth orës 03:00 të mëngjesit, besoj se një numër i madh i minatorëve kanë dalë, dhe besoj se deri në atë kanë mbetur edhe diku rreth pesë minatorë në Minierë, kryesisht që kishin probleme më të rëndë shëndetësore. Shpresoj që të kenë dalë edhe ata, pasi nuk kam arritur të kontaktoj më”, u shpreh Boshnjaku.