Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski ka kritikuar Ministrinë e Drejtësisë për paralajmërimin për ndryshim të Ligjit për Akademinë e Gjykatësve, përcjell TV21. Milloshoski thotë se me këtë po keqpërdoret flamuri europian, për pranimin e 100 gjykatësve dhe prokurorëve të rinj, përmes provimit me shkrim, në vend të atij elektronik.
“Arsyetimi është për shkak të problemit të paparashikuara në prokurimin e softuerit elektronik për kalimin e testit kualifikues në Akademinë e Gjykatësve. Por ky manipulim hidhet poshtë me nenin 55 të Ligjit për Prokurimin Publik, ku nëse diçka është urgjente, mund të bëhet një prokurim i menjëhershëm dhe i pashtyrë i softuerit elektronik me negocim, pa shpallje publike. Plus, në Maqedoni ekzistojnë së paku 7-8 subjekte juridike që kanë softuer të përshtatshëm elektronik dhe dhoma të pajisura për dhënie elektronike të provimeve, përfshirë Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup. Për të qenë të qartë, ndryshe nga testi elektronik, testi me shkrim i Akademisë nënkupton ndikim njerëzor, mundësi manipulimesh, përgjigje shtesë nga një palë e tretë për pyetjet pa përgjigje dhe dhënien e pikëve maksimale për të preferuarit e qeverisë për gjyqtarë dhe prokurorë”, shkruan Milloshoski.
Milloshoski thotë se koalicioni qeverisës, respektivisht BDI, ASH dhe LSDM tashmë i kanë përzgjedhur kandidatët e tyre për 130 gjykatës prokurorë të rinj.
“Nga gjithsej 130 gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm, sipas burimit në AGJPP, në Akademi do të regjistrohen: 25 nga lista e krijuar nga BDI, 20 nga lista e Aleancës, 45 nga lista e LSDM-së dhe 10 nga partitë më të vogla të koalicionit. 30 gjyqtarët dhe prokurorët e mbetur do të përzgjidhen nga më të mirët nga 200 kandidatët e mbetur të regjistruar”, thotë Milloshoski në reagimin e tij./tv21.tv