Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Miller për situatën në veri: Palët të punojnë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë

Miller për situatën në veri: Palët të punojnë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan, Matthew Miller në një konferencë për media ka folur rreth ngjarjes së fundit që ndodhi në veri të Kosovës.

Miller tha se për ta qetësuar situatën në veri është e nevojshme që të gjitha palët të punojnë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

I pyetur lidhur me propozimin që NATO-ja përmes KFOR-it të marrë kontrollin e plotë mbi veriun e Kosovës për ta parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm tha se palët duhet të punojnë me ndërkombëtarët për të qetësuar situatën.

“…Mendojmë se është e rëndësishme që të gjitha palët të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të depërshkallëzuar situatën, për të garantuar sigurinë, sundimin e ligjit dhe kthimin në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, u shpreh zëdhënësi Miller.

/TV Arbëria