Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Millaku thotë se shqiptarët si shoqëri i mbrojti vetëm gjuha shqipe

Millaku thotë se shqiptarët si shoqëri i mbrojti vetëm gjuha shqipe

Gjuhëtari, Shkëlqim Millaku në emisionin “N’PULT” tha se ajo që e mbrojti popullin shqiptarë ndër shekuj ishte gjuha.

Kjo pasi sipas Millakut, gjuha shqipe ishte gjuhë e cila nuk kishte pikëtakim me gjuhët e tjera që sipas tij, ishin mysafirë të padëshiruar.

“Prandaj ne e kishim një fat të robërisë për të cilin nuk ak lejuan të zhvillohemi si shoqëri dhe falë kësaj sfide që e kishim ne mbijetuam. Nuk mbijetuam që patëm mbretëri, dua të them sot për herë të parë këtë mendim, nuk mbijetuam që patëm ushtri të fuqishme, nuk mbijetuam që patëm fqinjë që na ruajtën neve për të thënë që na mbrojti Austria, na mbrojti Gjermania apo na mbrojti Italia pas ardhjes së sllavëve. Por neve si shoqëri konsideroj që na mbrojti morfosintaksa, na mbrojti vetëm gjuha. Gjuha nuk ishte ajo që u pikëtakojke me gjuhët e tjera që ishin mysafirë prap po i quaj të padëshirueshëm”, tha Mullaku./TV ARBËRIA./