Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > “Miliona euro tendera, por s’ka Wi-Fi”, studentët protestojnë në Tiranë

“Miliona euro tendera, por s’ka Wi-Fi”, studentët protestojnë në Tiranë

Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës kanë zgjedhur një tjetër formë proteste këtë të mërkurë, duke mbushur muret e korridoreve dhe dyert e ambienteve me postera që evidentojnë problematikat e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, emigracionit dhe investimeve publike.

Përmes artikujve të publikuara në media, të dhënave nga raporte dhe deklaratave të përfaqësuesve të qeverisë, të shoqëruara me mesazhe ironizuese të shkruara me dorë, studentët kanë rikthyer në vëmendje një sërë premtimesh që, sipas tyre, kanë mbetur të parealizuara.

Një prej posterave evidenton shpenzimet për tendera të Universitetit Politeknik të Tiranës, që sipas të dhënave të afishuara arrijnë në 47.23 milionë euro në tre vite, ndërsa me TVSH vlera shkon në 56 milionë euro.

“Miliona euro tendera, po nuk na punon as Wi-Fi ‘FTI-student’”, shkruajnë studentët.