Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Milazim Krasniqi fton besimtarët myslimanë t’i kundërshtojnë të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai

Milazim Krasniqi fton besimtarët myslimanë t’i kundërshtojnë të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai

Profesori Milazim Krasniqi ka reaguar përmes një shkrimi në rrjete sociale lidhur me, sipas tij, sulmet e padrejta ndaj besimtarëve myslimanë për shkak të përkatësisë së tyre fetare.

Ai thekson se nëse në hapësirën online shfaqen sulme ndaj një personi për shkak të besimit islam, ato nuk duhet të kalohen në heshtje, por të kundërshtohen përmes komenteve mbrojtëse.

“Sinqeriteti dhe hipokrizia testohen këtu. Nëse jemi aktivë, sulmuesit dekurajohen e frenohen”, ka shkruar Krasniqi, duke kundërshtuar idenë se sulmuesit duhet të injorohen.

Sipas tij, qëndrimi pasiv përballë gjuhës së urrejtjes apo sulmeve ndaj besimit fetar përbën një formë hipokrizie dhe nuk ndihmon në frenimin e tyre.