Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Milani synon ta blindojë Rabiotin deri në vitin 2030, gati t’ia rrisë pagën

Milani synon ta blindojë Rabiotin deri në vitin 2030, gati t’ia rrisë pagën

Milani ka nisur të mendojë për të ardhmen e Adrien Rabiotit, duke synuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin francez deri në vitin 2030.

Sipas gazetës italiane La Gazzetta dello Sport, të dyja palët janë të interesuara që Rabiot të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të klubit kuqezi. Kontrata aktuale e tij me Milanin është e vlefshme deri në vitin 2028, por drejtuesit synojnë ta zgjasin atë edhe për dy sezone të tjera.

Bisedimet pritet të zhvillohen së shpejti me agjenten e futbollistit, Veronique Rabiot, e cila është edhe nëna e tij.

Një nga çështjet kryesore në negociata pritet të jetë paga. Aktualisht, Rabiot përfiton rreth 3.5 milionë euro në vit, ndërsa Milani po shqyrton mundësinë që t’ia rrisë pagën në 5 milionë euro sezonale, pa përfshirë bonuset.

Kështu, klubi italian synon ta shpërblejë mesfushorin për kontributin e tij dhe njëkohësisht ta sigurojë vazhdimësinë e tij në skuadër për disa vite të tjera. Për momentin, bëhet fjalë për negociata që pritet të nisin në ditët në vijim.