Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Milani në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Milani në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Ka mjaftuar fitorja në ndeshjen e parë në “San Siro” me rezultat 1-0 që Milani ta eliminojë Tottenhamin dhe të vazhdojë tutje në Ligën e Kampionëve.

“Rossonerët” barazuan pa gola më “Spursat” në “Ëhite Heart Lane” duke iu gëzuar kështu kalimit në çerekfinale të këtij kompeticioni, transmeton KosovaPress.

Skuadra e Antonio Conte e kërkoi me ngul rikthimin e rezultatit nga ndeshja e parë, por lojtarët e përzgjedhur nga Pioli ishin tejet të organizuar për ta ruajtur rezultatitn, e madje në shumë raste kanë pasur mundësi të shënojnë.

15 minutat e fundit të ndeshjes, Tottenhami i luajti me një lojtar më pak pasi nga loja me karton të kuq u përjashtua Romero.

Milani bëhet skuadra e katër çerekfinaliste duke iu bashkuar Chelseat, Benfikës dhe Bayernit.

 

Powered by WordPress