Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Milani në bisedime me Chelsean për transferimin e tre lojtarëve

Milani në bisedime me Chelsean për transferimin e tre lojtarëve

Milani është në bisedime me Chelsean për transferimin e Romelu Lukakut, por sipas Gazzetta dello Sport, dy lojtarë të tjerë të londinezëve janë përmendur gjatë negociatave: Carney Chukwuemeka dhe Trevoh Chalobah.

Milan ka identifikuar Romelu Lukakun si një përforcim të mundshëm të sulmit, duke marrë parasysh se Manchester United po udhëheq momentalisht garën për Joshua Zirkzee.

Gianluca Di Marzio dhe Gazzetta raporton se Milani është në biesdime me Lukakun dhe Chelsean, duke shpresuar se do të arrijnë një marrëveshje ekonomike me të dyja palët.

Milani nuk dëshiron të paguajë çmimin prej 40 milionë eurosh të kërkuar nga Chelsea për sulmuesin belg, por duan ta marrin në formë huazimi. Plani alternativ është që Lukaku të transferohet në mënyrë të përhershme, por me një çmim më të ulët.

Një detaj i rëndësishëm rreth pagës së sulmuesit është se Lukaku ende mund të përfitojë nga Rritja e Dekretit, pasi ka shpenzuar dy sezonet e fundit në Itali me Interin dhe Romën.

Në të njëjtën kohë, sipas Gazzettas, Milani po konsideron gjithashtu nënshkrimin edhe të dy lojtarëve tjerë të Chelseat.

‘Rossonerët’ thuhet se kanë konfirmuar interesimin e tyre për mesfushorin premtues Carney Chukwuemeka, ndërsa Chelsea raportohet se i ka ofruar atyre edhe shërbimet e Chalobah.

Mbrojtësi anglez ka qenë i lidhur me një transferim në ‘San Siro’ për një kohë të gjatë dhe nuk është pjesë e planeve të trajnerit Enzo Maresca për sezonin e ri.

Powered by WordPress