Ndërron jetë personi që u qëllua me armë zjarri në Mitrovicë

Para pak çastesh ka ndërruar jetë në Qendren Klinike...

Avokati Smakiqi: Mihali të intervistohet si e dyshuar, jo si dëshmitare

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Milani kërkon të ndërtojë stadium pa bashkëpunim me Interin

Extra AL PVC

Kryetari i bashkisë së Milanit , Giuseppe Sala ka konfirmuar se kuqezinjtë duan të ndërtojnë një stadium të ri vetëm larg “San Siros” dhe pretendon se ai nuk ka folur me Interin për këtë çështje.

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, është kthyer në qytet për të zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Milanos Sala të enjten në mëngjes.

Sala tani ka njoftuar se kuqezinjtë duan të ndërtojnë stadiumin e tyre të ri në zonën e quajtur La Maura, e cila nuk është shumë larg nga San Siro.

“Milani ka konfirmuar dëshirën e tyre për të vazhduar me projektin në La Maura”, u tha Sala gazetarëve.

“Ne patëm një diskutim të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Ata duhet të paraqesin një projekt brenda dy javësh, është një hap formal për të hapur procedurën.”, shtoi ai.

Interi dhe Milani kishin rënë dakord fillimisht për të ndërtuar një stadium të ri në zonën e San Siros, një arenë e re që duhej të quhej ‘Katedralja’.

Projekti duhej të kalonte përmes një debati publik ku përfshiheshin banorët e zonës dhe duhej të kishte çuar në prishjen e San Siros për të respektuar masat mjedisore.

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Alessandro Antonello, zbuloi në shkurt se Nerazzurrët shpresonin të ndërtonin një stadium të ri përkrah rivalëve të tyre të qytetit në zonën e San Siros, por kjo, me sa duket, nuk është më në planet e kuqezinjve.

“Nuk kam folur me Interin për momentin, ata nuk kanë treguar alternativa”, përfundoi Sala.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ndërron jetë personi që u qëllua me armë zjarri në Mitrovicë

Para pak çastesh ka ndërruar jetë në Qendren Klinike...

Avokati Smakiqi: Mihali të intervistohet si e dyshuar, jo si dëshmitare

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që...

Punime të domosdoshme në Ujman, KOSTT-i njofton për ndërprerje të rrymës

Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT-i, ka njoftuar...

Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e Dejona Mihalit: U intervistua në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se sot gjatë ditës ka intervistuar zyrtaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali. Prokuroria njofton se Mihali është intervistuar në cilësinë e...

Ndërron jetë personi që u qëllua me armë zjarri në Mitrovicë

Para pak çastesh ka ndërruar jetë në Qendren Klinike Universitare personi i cili gjatë paraditës së sotme është plagosur me armë zjarrë në Mitrovicë.Lajmin...

Avokati Smakiqi: Mihali të intervistohet si e dyshuar, jo si dëshmitare

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që Dejona Mihali të intervistohet si e dyshuar e jo vetëm si dëshmitare për shumë vepra...