Siç konfirmohet nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, kampioni italian, AC Milan do të transferojë një portier të ri, i cili do të ketë rolin e zëvendësuesit të Mike Maignan.
Maignan do të vazhdojë të jetë portieri numër 1 i “Rossonerëve”, por Tatarusanu nuk do ta ketë më rolin e portierit numër 2.
Bëhet e ditur se Milani do të nënshkruajë me Marco Sportiellon gjatë verës, ku portieri italian do t’i bashkohet skuadrës së Piolit si lojtar i lirë nga Atalanta.
Sportiello do të jetë portieri i ri numër 2 i Milanit, i cili shihet si zëvendësues i Mike Maignan që do të jetë titullar i rregullt. /TV Arbëria