Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Real Madridi ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0 nga ballafaqimi me Chelsean që po zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.
Golin për skuadrën e Carlo Ancelotti e realizoi francezi Karim Benzema në minutën e 21-të.
I njëjti rezultat është edhe në ndeshjen Milan-Napoli. Aty ku skuadra e trajnerit Stefano Piolit po avancon pas pjesës së parë me rezultat 1-0 me golin e realizuar në minutën e 40 ‘ nga mesfushori Ismail Bennacer. /TV Arbëria