Gazetari dhe analisti politik Milaim Zeka ka bërë një deklaratë të ashpër në adresë të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke i akuzuar për, siç u shpreh ai, “tradhti kombëtare”.
Zeka tha se po të kishte mundësi, do t’i arrestonte të dy liderët pa hezitim.
“Unë me sy mshelë e kisha arrestu Vjosa Osmanin edhe Albin Kurtin nën akuzën për tradhti kombëtare. Tradhtia kombëtare është se e kanë izolu Kosovën, e kanë vënë në sanksione Kosovën. Vjosa Osmani është dashtë me dhanë dorëheqje”, u shpreh Zeka në T7.
Ai e kritikoi ashpër udhëheqjen aktuale të vendit për situatën ndërkombëtare të Kosovës, duke i bërë përgjegjës për izolimin diplomatik dhe masat ndëshkuese të vendosura nga BE-ja.