Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Milaim Zeka: Kurti është humbës i zgjedhjeve, nuk mund të ketë qeveri nga Vetëvendosja pa mbështetjen e Listës Serbe apo partive opozitare

Milaim Zeka: Kurti është humbës i zgjedhjeve, nuk mund të ketë qeveri nga Vetëvendosja pa mbështetjen e Listës Serbe apo partive opozitare

Milaim Zeka në ‘ARB Debat’ me Rid Berishën, në TV Arbëria ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka kuptuar humbjen pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ka potencuar se Kurti nuk ka hyrë i vetëm në garën zgjedhore, por me dy forca të tjera. Zeka, duke iu referuar kësaj, ka thënë se tri partitë opozitare kanë fituar më shumë se sa “tri forcat e Kurtit”.

“I vetmi njeri që e ka kuptuar humbjen ka qenë Albin Kurti. Kurti nuk ka shkuar në zgjedhje i vetëm, ka shkuar në koalicion me dy forca të tjera politike, dhe nëse i merr tre me tre dhe këtu tri parti politike, PDK, LDK, AAK-NISMA, këta i kanë fituar 47% të votave, Albini 40.79 aty diku, do të thotë është humbës i zgjedhjeve, nuk mund të ketë qeveri nga Vetëvendosja pa mbështetjen e Listës Serbe ose të ndonjë partie opozitare, dhe fjalori i tij politik, ku doli në orën 24:00 dhe tha “hajvanat,” me këtë e dëshmoi që ky njëri dëshiron në mënyrë të vetëdijshme të shkojë në opozitë,” ka thënë Zeka.

Zeka tutje ka thënë se “një fitues i zgjedhjeve nuk i quan opozitën hajvanat, nuk sillet në atë mënyrë”.