Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > “Miku im i çmuar” – Rama publikon foto nga takimi me presidentin e Këshillit Evropian

“Miku im i çmuar” – Rama publikon foto nga takimi me presidentin e Këshillit Evropian

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social facebook foto nga darka e punë në Bruksel mbrëmjen e djeshme, ku dhe është takuar me Presidentin e Këshillit Europian.

Në postimin e tij, Rama e ka cilësuar António Costan si mikun e tij të çmuar.

“Dhe me këto momente përpara darkës së mbrëmshme të punës në Bruksel, me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun tim të çmuar, António Costa, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në mbrëmjen e djeshme, takimi u fokusua në çështjet e integrimit të Shqipërisë në BE dhe thellimin e bashkëpunimit me institucionet europiane.