Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mijëra punonjës të kompanisë Amazon hidhen në grevë

Mijëra punonjës të kompanisë Amazon hidhen në grevë

Punonjësit në shtatë qendra të kompanisë Amazon u hodhën të enjten në grevë. Drejtuesit e sindikatës thanë se punonjësit braktisën punën të enjten pasi kompania Amazon injoroi një afat të caktuar të dielën nga sindikatat për të negociuar kontratat.

Sindikata e cilësoi atë grevën më të madhe në historinë e kompanisë.

Firma Amazon thotë se nuk pret që greva të ndikojë në veprimtarinë e saj gjatë sezonit të ngarkuar të festave.

Greva po zhvillohet në shtatë qendra të shpërndarjes së dërgesave që kontrollohen nga kontraktorët në Kaliforni, qytetin e Nju Jorkut, Xhorxhia dhe Ilinoi.