Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Mijëra protestues sot në shesh kundër projektit të Zvërnecit, Rama nuk tërhiqet: S’ka asnjë shans që investimi të ndalojë

Mijëra protestues sot në shesh kundër projektit të Zvërnecit, Rama nuk tërhiqet: S’ka asnjë shans që investimi të ndalojë

Mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish sot në Sheshin para Kryeministrisë për të protestuar kundër projektit të Zvërnecit.

Ditën e sotme pritet të organizohet tubimi i katërt kombëtar me pjesëmarrjen masive të qytetarëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe ambientalistëve, të cilët kundërshtuan dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe pronarëve të tokës. Tubimi do të zhvillohet sërish sot në orën 18:00.

Aktivistët do të mblidhen në Sheshin Skënderbej dhe për të marshuar në mënyrë simbolike drejt Kryeministrisë.

Një ditë më parë, protestuesit janë shprehur se s’ka dialog me Ramën dhe se qeveria duhet të anulonte projektin dhe të jepte dorëheqjen.

Vetë kryeministri Rama në daljet e tij publike është shprehur i prerë se sa të jetë ia në krye  të qeverisë projekti do të realizohet, ndërkohë që ka ftuar një përfaqësi prej 20 protestuesish që të ulen në tryezë. Por kjo kërkesë iu hodh poshtë dje nga qytetarët, të cilët e kanë konsideruar si tentativë për t’i përçarë.