Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Mijëra njerëz po marrin pjesë në meshën funerale të Papa Benediktit XVI

Mijëra njerëz po marrin pjesë në meshën funerale të Papa Benediktit XVI

Më shumë se 60,000 njerëz janë mbledhur për të marrë pjesë në meshën funerale të ish-Papa Benedikt të XVI në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Mesha e drejtuar nga Papa Françesku ka filluar në 09:30 me orën lokale.

Papa Françesku do të recitojë “Lavdërimi dhe lamtumirë përfundimtare”, duke i kërkuar Zotit “të ngushëllojë Kishën”.

Ai do të thotë: Atë i hirshëm, ne e rekomandojmë në mëshirën tënde Papa Emeritus Benediktin, të cilin e bëtë pasardhës të Pjetrit dhe bari të Kishës, një predikues të patrembur të fjalës sate dhe një shërbëtor besnik të mistereve hyjnore.

Kjo do të thuhet në latinisht dhe një kor do të këndojë gjithashtu latinisht: “Engjëjt t’ju çojnë në parajsë; erdhën martirët të ju mirëpresin dhe t’ju çojnë në qytetin e shenjtë, në Jerusalemin e ri dhe të përjetshëm”, shkruan BBC, përcjell TV Arbëria.

Siç raportohet, do të thuhet një lutje që përfshin peticione drejtuar Zotit për të ndjerin Benedikt si dhe Papa Françeskun.

Në një lutje të lexuar në latinisht, Papa Françesku kërkon që Benedikti të mirëpritet nga Zoti në lavdinë e përjetshme.

Papa Benedikti i XVI ka ndërruar jetë të shtunën (31 dhjetor). Ai ka qenë njëri ndër teologët më të njohur në botë. Ai e ka udhëhequr kishën katolike të Romës nga viti 2005 e deri më 2013, kur ka dhënë dorëheqje për shkak të problemeve shëndetësore.

Powered by WordPress