Dejona Mihali, koordinatorja për komitetet në Lëvizjen Vetëvendosje që nuk mban asnjë funksion shtetëror e që dirigjon të gjithë deputetët dhe mendimet e tyre, po shëtitet nëpër Prishtinë me mbrojte të afërt.
Të premten, rreth orës 15:00 ajo është parë në një ekspozitë arti në kryeqytet. Edhe në këtë ekspozitë ajo është e shoqëruar nga një zyrtare e mbrojtjes së afërt.
Paparaci e ka parë dhe fotografuar Mihalin teksa ajo po vrojtonte veprat e artit në një ekspozitë në galerinë e re të hapur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Një muaj më parë, Mihali ishte fotografuar duke pirë kafe dhe krah saj ishte parë edhe zyrtarja e mbrojtjes së afërt, Marigona Beadini.

Ndërkaq, Policia e Kosovës kishte mohuar se ka angazhuar zyrtar për mbrojtje të afërt për Mihalin.
“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës nuk ka ofruar mbrojtje të afërt personit në fjalë”, thuhej në një përgjigje të PK-së dhenë për mediat në fund të vitit 2025