Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mihajli akuzon Abdixhikun se nuk e tha të vërtetën e plotë për buxhetin

Mihajli akuzon Abdixhikun se nuk e tha të vërtetën e plotë për buxhetin

Kordinatorja e Vetëvendosjes Dejona Mihajli i ka reaguar kryetarit të LDK-së për deklaratat që ky i fundit i bëri gjatë të martës, ku Mihajli  e akuzoi Abdixhikun që nuk e ka thënë të vërtetën e plotë.

“E vërteta duhet të thuhet e plotë. Se nuk bën me përmend Atdheun dhe Zotin kur nuk e thua të gjithë të vërtetën. Prej vjeshtës së vitit 2024 brenda LDK, grupi të saj parlamentar nuk është vërejtur kurrfarë nxitimi, angazhimi, meraku, këmbëngulje e mbi të gjitha kurrfarë votimi, për çështjen e Buxhetit 2025 të Prishtinës. E njëjta frymë mbizotëroi dhe këtë vit në të njëjtën kohë”, ka shkruar ajo.

Tutje sipas saj deputetët e LDK-së përfshirë kryetarin kanë dërguar dhjetra çështje në gjykatë kushtetuese, por asnëjher nuk e kanë bërë një hap para për buxhetin e Prishtinës, ndërsa si rëndom akuzoi edhe partitë e tjera.

“Deputetët e LDK-së përfshirë kryetarin kanë dërguar dhjetra çështje në gjykatë kushtetuese, kanë thirrur seanca të jashtëzakonshme me përbalt qeverinë, por kurrë, asnjëherë nuk e kanë bë një hap për buxhetin e prapambetur të Prishtinës. Nuk po flasim as për Gjilanin apo Zubin Potokun, e për RTK-në se për të as në mend nuk ju shkon a ka njerëz të gjallë apo jo në to.  Njëjtë PDK e Bedri Hamzës e Uran Ismajlit. Njëjtë AAK. Njëjtë NISMA”, ka shkruar ndër të tjera Mihajli.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, reagoi ashpër ndaj deklarimeve të presidentes Vjosa Osmani, e cila dje drejtoi gishtin kah ish-opozita duke e bërë përgjegjëse për mosmbajtjen e një seance ku do të votoheshin zgjatja e buxhetit për disa muaj, buxheti për Prishtinë dhe Gjilan, pagat për RTK-në dhe paketa për Planin e Rritjes.

Abdixhiku tha se natën kur Glauk Konjufca u nominua si mandatar për kryeministër të vendit, ai kishte shprehur gatishmëri te presidentja që të gjitha këto të votoheshin në një paketë, madje që të quhej edhe si Pako e Presidentes.