Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Miftaraj për kthimin e ligjit për Këshillin e Sigurisë: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të hartojnë ligje

Miftaraj për kthimin e ligjit për Këshillin e Sigurisë: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të hartojnë ligje

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka deklaruar se nëpërmjet kthimit të Ligjit për Këshillit të Sigurisë, presidentja Vjosa Osmani “i tregoi Qeverisë dhe Kuvendit se nuk dinë të hartojnë ligje”.

Miftaraj përmes një postimi në “Facebook” e quajti të drejtë vendimin e Osmanit, duke thënë se kthimi i ligjit për shkak të mospërfshirjes së dispozitave që rregullojnë funksionimin e Këshillit krijojnë vakum juridik.

“Pas Gjykates Kushtetuese dhe Komisionit te Venecias, edhe Presidentja e republikes, i tregon qeverise dhe Kuvendit nuk dine te hartojne ligje dhe politika ne pajtim me Kushtetuten. Well done Presidente! Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthyer në Kuvend, Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës, i cili është miratuar më 31 tetor 2024. Në vendimin e marrë nga Presidentja, të cilin vendim e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” brenda Kuvendit të Kosovës, thuhet se ky ligj parasheh shfuqizimin e Ligjit Nr. 03/L-050 për Themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Miftaraj.

Në arsyetim, Presidentja thekson se Ligji i miratuar nga Kuvendi ka fshirë të gjitha dispozitat e ligjit paraprak, me të cilin rregullohet mandati, funksionimi, kompetencat dhe përbërja e Këshillit në gjendje të jashtëzakonshme, duke arsyetuar se në mungesë të një ligji tjetër në fuqi që e rregullon këtë fushë, funksionimi i Këshillit të Sigurisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme mbetet krejtësisht i parregulluar, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të shtetit tonë dhe duke krijuar zbrazëti ligjore në rregullimin e funksionit të Këshillit të Sigurisë në gjendje të jashtëzakonshme. Po ashtu, Presidentja në vendimin e saj ka përmendur se Ligji në fjalë bie në kundërshtim me nenin 125 (2) dhe nenin 127 (3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Sipas Presidentes, mospërfshirja e dispozitave që rregullojnë funksionimin e Këshillit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, krijon vakum juridik”, vijon Miftaraj.

Powered by WordPress