Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Instituti të Kosovës për Drejtësi thotë se “nuk respektohet dinjiteti i pensionistëve me 20 euro”.
Miftaraj shkroi në Facebook se me aq para s’mund të blihen “as smoka për nipa e mbesa për një muaj”.
“Nuk respektohet dinjiteti i pensionisteve me 20 Euro o njerëz të pushtetit. Me 20 Euro as smoka për nipa e mbesa smunden me ble për një muaj, mos të flasim për një jetë të dinjitetshme”, shkroi Miftaraj.
Ai kujtoi se pagat e pushtetarëve u rritën paraprakisht.
“Sidoqofte pagat për vete i paten ngrit perafersisht 400 Euro ne fillim. Pushtet hajgare dhe mosmirenjohes!”, shkroi ai.