Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj sloganit zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Miftaraj ka ironizuar premtimet për “siguri dhe begati”, duke theksuar se kryeqyteti Prishtina ende përballet me mungesë të energjisë elektrike.
“Saq shumë siguri e begati na ka sjellë qeveria e Albin Kurtit në këto pesë vite, sa që kryeqyteti Prishtina nuk ka rrymë elektrike. Viti 2025 dhe nuk ka energji elektrike,” ka shkruar ai.
Në reagimin e tij, Miftaraj ka shtuar se pushteti aktual nuk duhet të “lëshojë pe pa e vjedhur mirë shtetin që e ka marrë të gatshëm”, duke e cilësuar situatën si pasojë të keqmenaxhimit qeveritar.