Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Miftaraj e quan mashtrim deklarimin e Kurtit: Nuk është veç Gjykata Kushtetuese që e shpalli kundër kushtetues Ligjin për Byronë dhe KPK-në

Miftaraj e quan mashtrim deklarimin e Kurtit: Nuk është veç Gjykata Kushtetuese që e shpalli kundër kushtetues Ligjin për Byronë dhe KPK-në

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kryeministri i vendi, Albin Kurti, ka hedhur akuza ndaj opozitës me arsyetimin se këta të fundit janë fajtorët për “bllokimin” që po i bëhet Fondit Sovran tash e një vit.

Këtij qëndrimi të Kurtit i ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili ka thënë se ky është një rast tipik ku sipas tij Qeveria në krye me Kurtin plasojnë lajme të rreme dhe mashtrojnë opinionin publik.

“Ky është rasti tipik kur qeveria ne krye me Kryeministrin Kurti plasojnë lajme te rreme dhe mashtrojnë opinionin publik. Nuk është vetëm Gjykata Kushtetuese qe i ka shpall kundër kushtetuese Ligjin për Byronë dhe Ligjin për KPK. Është edhe Komisioni i Venecias qe i ka trajtu jo një here, jo dy here po disa here ligjet për Byronë dhe KPK. Komisioni i Venecias për dy ligjet disa here ka lëshuar opinione ligjore qe këto ligje i cenojnë parimet e drejtësisë, kufizojnë drejtat dhe liritë e njeriut”, shkroi Miftaraj në llogarinë e tij në Facebook.

Miftaraj në fund shtoi se nuk është fajtore Gjykata Kushtetuese që Qeveria me qëllim ose nga mosdija nuk harton ligje në pajtim me Kushtetutën.

“Nuk është fajtor Gjykata Kushtetuese qe kjo qeveri me qellim ose nga mosdija ekstreme nuk janë ne gjendje me hartu ligje dhe politika ne pajtim me Kushtetute”, shkroi ai.

Powered by WordPress